Botë

Obama akuzoi Rusinë për shkeljen e armëpushimit në Ukrainën Lindore

25.01.2015 16:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të Amerikës Barak Obama, sot e akuzoi Rusinë për ripërtritjen e përleshjeve mes ushtrisë ukrainase dhe forcave proruse në Ukrainën Lindore...

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të Amerikës Barak Obama, sot e akuzoi Rusinë për ripërtritjen e përleshjeve mes ushtrisë ukrainase dhe forcave proruse në Ukrainën Lindore dhe paralajmëroi se SHBA-të do ta shqyrtojnë në plotësimin opcionin për rritjen e presionit ndaj Moskës.
 
"Do të vazhdojmë me qasjen e deritashme, që nënkupton rritjen e presionit ndaj Rusis", deklaroi Obama në konferencë shtypi në Nju Delhi.
 
Obama theksoi se do t'i shqyrtojë të gjitha opsionet që janë në disponim, përveç konfrontimit ushtarak, në tentim për zgjidhjen e situatës. Ai ka shprehur “shqetësim të madh” për shkeljen e armëpushimit në lindje të Ukrainës.
 
Të shtunën, separatistët pro-rusë kanë sulmuar me raketa qytetin Mariupol, duke vrarë 30 persona dhe plagosur mbi 90 të tjerë.
 
Ai ka fajësuar "separatistët që mbështeten nga Rusia, nga pajisjet ruse, financat ruse dhe trupat ruse" për eskalimin e situatës në lindje të Ukrainës.
 
Obama është zotuar se do të rrisë presionin mbi Rusinë, në bashkëpunim me aleatët e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ai do të shohë për të gjitha opsionet, pos konfrontimit ushtarak./mia