Taravari takim me presidentin e Shqipërisë Begaj
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari....

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka qëndruar sot për vizitë në Tiranë, ku është pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në takim Taravari ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në bashkëpunimet rajonale, përfshirë solidaritetin shembullor me fqinjët në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
Kreu i ASH-së njëherit ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor kalon përmes Procesit të Berlinit dhe Tregut të përbashkët rajonal. Ndërsa është biseduar edhe për Abetaren e Përbashkët dhe Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, por edhe për realizimin e projekteve strategjike për kombin, siç janë linja hekurudhore Kërçovë-Lin dhe Rruga e Arbërit.
