Maqedoni

Uji në Shtip dhe Probishtip nuk është për pirje

25.01.2015 16:15

Uji në Shtip nuk është për pirje për shkak të përmbytjeve të bunarëve. I ndaluar për pirje është edhe uji nga ujësjellësi në Probishtip dhe fshatrat e rrethinës...

Uji në Shtip nuk është për pirje për shkak të përmbytjeve të bunarëve. I ndaluar për pirje është edhe uji nga ujësjellësi në Probishtip dhe fshatrat e rrethinës të cilat furnizohen nga ai për shkak të trazimit.
 
Siç kumtoi Qendra për menaxhim me kriza, për shkak të përmbytjeve të puseve, pa ujë për pirje janë fshatrat Lakavicë dhe Baltalia, ndërsa në komunën Karbinci, fshatrat Radanje, Karbinci, Kuçica dhe Kozjak./mia