Maqedoni
Në Shkup, sanksionohen 174 shoferë, 26 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
26.10.2022 09:36
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik..

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa
26 nga sanksionet e shqiptuara janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kalim të sinjalit të mbyllur (semafor të kuq).
Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë masa për përdorimin e telefonit celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për rirregullim të parregullt të automjeteve, katër masa për fole të pacertifikuara (xhama të lyer).
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
