Maqedoni
Petrovska: Rrogat në armatë rriten për 2000 denarë
26.10.2022 11:13
Pjesëtarët e ushtrisë nga muaji nëntor do të kenë rritje të rrogës prej 2.000 denarësh....

Pjesëtarët e ushtrisë nga muaji nëntor do të kenë rritje të rrogës prej 2.000 denarësh.
Kjo u konfirmua në kuadër të dialogut të vendosur nga ministreja Sllavjanka Petrovska me sindikatat në Ministri dhe armatë.
“Ushtria është garantuesi i sigurisë së çdo qytetari dhe për këtë arsye për mua si ministre dhe për Ministrinë mbetet prioritet përmirësimi i pozitës së çdo ushtaraku”, ka dekalruar Petrovska.
Bëhet fjalë për një shumë për ngritje të pagave të pjesëtarëve të Armatës, për të cilën ministrja Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave në Ministri dhe Ushtri e negociuan dhe arritën marrëveshje në prag të miratimit të Ligjit për shërbim në ushtri. Në takimin në të cilin kryetari i LSM-së, Darko Dimovski dhe këshilltari i kryeministrit për mbrojtje, Dragan Vasilevski, biseduan me ministren Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave, u konfirmua përkushtimi i përbashkët për rritje të mëtutjeshme periodike të pagave gjë që do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të standardit të pjesëtarëve të ushtrisë.
