Maqedoni

Sulmohet fizikisht gazetari Zoran Bozhinovski

26.10.2022 11:28

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, mbrëmë është sulmuar dhe rrahur nga dy persona...

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, mbrëmë është sulmuar dhe rrahur nga dy persona të panjohur para shtëpisë së tij në Manastir. Tek Bozhinovski janë konstatuar thyerje të hundës dhe lëndime tjera në kokë. Siç njoftojnë media maqedonase, ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, ku I është dhënë ndihma mjekësore kurse sot në mëngjes është lëshuar për mjekim shtëpiak, por pasdite duhet sërish të paraqitet në spital. Rastin në polici e ka denoncuar bashkëshortja e tij, e cila ka qenë e pranishme gjatë sulmit.

“Më 25.10.2022, në orën 20:42 në SPB-Manastir, P. S. nga Manastiri ka denoncuar se në Rr. “Koço Racin” në Manastir, bashkëshorti i saj Z. B. (56) nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.”, – thonë nga MPB.