Maqedoni

Vuçiq, video konferencë me Ramën dhe Kovaçevskin

26.10.2022 11:47

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth krizës energjetike....

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth krizës energjetike.
 
Vuçiq ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski, për situatën energjetike para dimrit të ardhshëm dhe hapat e përbashkët në lidhje me takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit. Sa i përket Ballkanit të Hapur, Vuçiq tha se kjo nismë do të thotë “paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka thënë Vuçiq.