Botë
Ukrainë, mbi 40 vendbanime goditen nga sulmet ruse
26.10.2022 12:14
Rusia po vazhdon të kryejë sulme në mbarë Ukrainën, duke mos kursyer as civilët....

Rusia po vazhdon të kryejë sulme në mbarë Ukrainën, duke mos kursyer as civilët.
Forcat ruse po përgatiten për betejën në rajonin strategjik jugor të Hersonit, thanë zyrtarët dhe ushtria ukrainase. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se mbi 40 vendbanime u goditën nga sulmet ruse të kryera një ditë më parë. Rusia ka përdorur kombinim të sulmeve ajrore, raketave dhe predhave për të goditur caqet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm. Në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, të paktën dy persona – përfshirë një grua shtatzënë – u vranë nga bombardimet ruse, tha guvernatori rajonal, Valentyn Reznichenlo. Një qytetin jugor të Hersonit, forcat ruse po përgatiten për “betejën më të ashpër”, tha një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kundërofensiva ukrainase ka kthyer forcat ruse në rajon, ku kryeqytetit provincial i Hersonit ka qenë në duart e rusëve që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës që ka nisur tetë muaj më parë. Ndërkohë njoftohet se zyrtarët që punojnë për administatën lokale të Moskës, dhe autoritetet federale në kryeqytet, janë duke i ikur mobilizimit të pjesshëm ushtarak, sipas disa raportimeve në media.
“Në disa departamente të administratës lokale, numri i punëtorëve meshkuj që kanë ikur nga Rusia ka arritur në 20 deri në 30 për qind të të gjithë stafit”, ka raportuar faqja, Vyorstka.
Vdekja e udhëheqësit të një departamenti të qytetit të Moskës, në Ukrainë ditë më parë – pas mobilizimit të pjesshëm të Rusisë – përveç bërjes lajm nëpër media, ka krijuar panik edhe në mesin e kolegëve.
