Basketboll

Poll Pirs basketbollisti i katërt me 2000 treshe

25.01.2015 16:36

Uashingtoni humbi ndeshjen kundër Portllandit me 103:96, por një basketbollist i kryeqytetasve, në këtë ndeshje hyri në historinë e NBA-së...

Poll Pirs, në sfidën në fjalë u bë vetëm basketbollisti I katërt I cili ka arritur të shënoj 2000 treshe gjatë karrierës, me ç`rast në këtë shoqëri janë vetëm edhe Rej Alen, Rexhi Miler dhe Xhejson Teri.
 
Nga ana tjetër, Blejzersat drejt fitores i udhëhoqir Llamarkus Olldrixh, me 26 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Demjan Lilard shtoi 20 pikë e shtatë asiste. 
 
Në një ndeshje në të cilën fjalën kryesore e kishin mbrojtjet, Sharlloti fitoj Nju Jorkun me 76:71, për të regjistruar triumfin e nëntë në 11 takimet e fundit. Brajan Roberts ishte basketbollisti më efikas I takimit, me 17 pikë, tre asiste e poaq kërcime. Në anën tjetër, Niksat nuk kishin forcë të bëjnë diç më tepër, pasi luajtën pa yllin e tyre kryesor, Karmelo Entoni.
 
Në sfidat tjera, Memfisi mposhti Filadelfinë, Juta triumfoi kundër Bruklinit, ndërsa Milluoki ishte më i sukses`shëm se Detroiti. 
 
MUSTAFA ADEMI