Maqedoni
“Ballkani I Hapur”, Kovaçevski - Vuçiq – Rama në takim të ri online
26.10.2022 13:30
Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, që mbahet në fillim të nëntorit në Berlin...

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, që mbahet në fillim të nëntorit në Berlin, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një takim të ri koordinues online me liderët e Ballkanit të Hapur, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim, ata theksuan se Ballkani i Hapur është iniciativë pozitive rajonale që po jep rezultate konkrete për kompanitë dhe qytetarët kur bëhet fjalë për liritë europiane për lëvizjen e njerëzve, shërbimeve dhe mallrave. Për këtë qëllim, tre bashkëbiseduesit u dakorduan që t’i përcjellin të gjitha përvojat pozitive nga “Ballkani i Hapur”, në Samitin paraprak të Procesit të Berlinit. Sipas tyre, “Ballkani i Hapur” është një nismë që mobilizon administratën, biznesin dhe qytetarët për përparim të përbashkët të rajonit dhe për mbështetje të përbashkët gjatë gjendjeve të krizës të shkaktuara nga mungesa e ushqimit dhe energjisë elektrike.
Diskutuan edhe për qëndrimet e përbashkëta të tre shteteve për përshpejtimin e zbatimit të nismave aktuale. Në takimin koordinues ishin prezentë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani dhe kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski.
