Maqedoni
Ngecja në integrimin europian, Petrovska: Po përforcohen retorikat pupuliste
26.10.2022 14:57
Janë shtuar sfidat e sigurisë për Evropën dhe rajonin në këtë kohë kur lufta në Ukrainë...

Janë shtuar sfidat e sigurisë për Evropën dhe rajonin në këtë kohë kur lufta në Ukrainë ka sjellë jo vetëm rrezik në atë pjesë të botës, por ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në të gjitha shtetet e tjera. Energjia a po bëhet një armë që synon të thyejë mbështetjen për Ukrainën. Ministrja e Mbrojtjes, Petrovska, thotë se edhe shtimi i retorikave pupuliste, vjen edhe si pasojë e ngecjes së procesit të integrimit për Ballkanin Perëndimor.
“Varësia nga energjia po bëhet një sfidë kryesore për shumicën e vendeve. Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, implikimet ndihen në çdo aspekt të jetës sonë. Të gjithë ne në rajon po ndjejmë edhe pasojat e tjera të luftës në Ukrainë, nga rritja e inflacionit, keqinformimi dhe retorika populiste që po përforcohet duke përdorur stagnimin e dukshëm në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Konferenca u organizua nga Fakulteti Filozofik në Shkup dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe synon të nxisë debatin publik dhe të kontribuojë në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen shoqëritë si rezultat i luftës në Ukrainë.
LEUNORA KALIQI
