Maqedoni

Morën kërcënime për bomba, evakuohen tetë shkolla të mesme të Shkupit

26.10.2022 15:13

Në E-mailat e pesë shkollave të mesme në Shkup, “Orce Nikollov”, “Nikolla Karev”, “Josip Broz Tito”, “Rade Jovçevski- Korçagin” dhe “Boro Petrushevski”...

Në E-mailat e pesë shkollave të mesme në Shkup, “Orce Nikollov”, “Nikolla Karev”, “Josip Broz Tito”, “Rade Jovçevski- Korçagin” dhe “Boro Petrushevski”, është dërguar kërcënim për vendosje të bombave. Kërcënuesi fillimisht dërgoi një e-mail në pesë shkolla të mesme në Shkup dhe më vonë ai e dërgoi atë e-mail në tri shkolla të tjera. 
 
“Isha në testim kur ndodhi rasti, nuk e di çka ka ndodhur saktësisht, por na thanë se ka kërcënim. Policët që i pyetëm na thanë se nuk e dinë se çka ka ndodhur.”,- theksoi një nxënës.
 
“Nuk e dimë se a do të kemi mësim, kujdestarja nuk na ka informuar, na tha nuk kam informata ejani në mësim.”,- u shpreh një nxënës.
 
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, zyrtarët policor ndërmorën masa për evakuimin e sigurt të nxënësve të shkollave dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.   
 
“Në SPB-Shkup është paraqitur në adresa elektronike të pesë shkollave në kryeqytet është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Pas kallëzimit nga zyrtarë policorë janë ndërmarrë masa  për evakuim të sigurt nga shkollat dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Pas denoncimit për bombë në tetë shkolla në territorin e Shkupit, Njësiti anti-terror i MPB-së ka kryer kontroll të detajuar, pas së cilës kanë konstatuar se ai është e rremë. Shkollat janë të sigurta. Ende nuk dihet dërguesi i kërcënimit të rremë. Ministria e Brendshme po punon për zbulimin e tij.”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
 
Kërcënimet e tilla për vendosjen e bombave në shkolla, kohëve të fundit kanë filluar të jenë të shpeshta në vendet e rajonit. Raste të ngjashme u shënuan disa muaj më parë në Mal të Zi dhe në Serbi.  

FLUTURA LATIFI