Maqedoni
Andonov: Prodhojmë 100% rrymë për nevojat ditore. Gaz për ngrohje do të ketë
26.10.2022 15:29
Kapacitetet energjetike vendore sigurojnë 100% energji elektrike për nevojat ditore, sigurojnë nga Qeveria....

Kapacitetet energjetike vendore sigurojnë 100% energji elektrike për nevojat ditore, sigurojnë nga Qeveria. Njëkohësisht bëjnë analiza se si shkollat, spitalet dhe ndërmarrjet publike rrymën ta marrin nga EMV. Rryma nuk planifikohet të importohet, por për prodhimin e së njëjtës synohet nga nëntori të vihet në funksion termocentrali privat TETO.
“Momentalisht bëhen përpjekje që prodhimi vendas të rritet. Do të mundohemi që të gjitha sasitë shtesë, fillimisht të sigurohen nga prodhimi vendas dhe njëri prej opsioneve është nëpërmjet TETO-s. Pas kalkulimeve, saktë do të dihet se cila energji prej ku do të sigurohet.”,- tha këshilltari për energjetikë, Viktor Andonov.
Sa i përket furnizimit me gaz, Andonov thotë se presim ofertat finale nga tri kompani, duke siguruar qytetarët se në nëntor do të kenë ngrohje.
“Është kërkuar nga kompanitë që ditëve në vijim të dorëzojnë dokumentet e nevojshme me të cilat do të dëshmojnë seriozitetin e ofertës së tyre, për sasitë e siguruara, marrëveshje për bashkëpunim teknik si dhe garanci.”,- theksoi Andonov.
Nga qeveria ftuan qytetarët që të shfrytëzojnë në mënyrë racionale energjinë elektrike me qëllim shmangien e restrikcioneve periudhën që vijon.
MERAL ISMAILI
