Kuvend, VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme
Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski....

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, dhe vetëshpërndarjen e Kuvendit për të shkuar në zgjedhje të parakoëshme parlamentare.
Në seancën ku kryeministri Kovaçevski kërkon votën e deputetëve për zgjedhjen e ministrit të ri të pushtetit lokal, Risto Penov, opozita kritikoi kryeministrin dhe Qeverinë për keqqeverisje dhe keqmenaxhim me krizat dhe dalje nga kjo situatë, sipas tyre, janë zgjedhjet e parakohshme.
“S’na bën puna. Kemi shkatërrim të sistemit. Kemi rënie të besimit të qytetarëve në institucione. Kemi krizë nga e cila nuk mund të dalim assesi. Mendoj se ndiskutimin duheta ta orientojnë ndryshe. Në vend që të themi se kur dhe ku ka qenë më keq, të tregojmë se si mund të bëhet më mirë dhe ndoshta është më mirë që atë ta shkruajmë në programet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Toni Jarevski.
LSDM fton opozitën në konstruktivitet
Opozita të ndërpresë bllokimet dhe të bëhet konstruktive. Pushteti akuzon opozitën e kryesuar nga VMRO DPMNE për frenimin e proceseve dhe projekteve që kanë impakt të drejtpërdrejtë në standardin e qytetarëve.
“Ndërpriteni bllokimin e Kuvendit. Të zgjidhim të gjitha problemet që i mundojnë qytetarët. Ju konsideroj për deputet korrekt prandaj po ju pyes. A s’ju vjen turp si deputet të grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, që në këto dy vite nuk bëtë asgjë. Zero. Ky është turp. I bllokuat të gjitha projektet në interes të qytetarëve që i propozon edhe Qeveria edhe deputetët.”,- u shpreh deputeti i LSDM-së, Mile Talevski.
Veç zgjedhjes së ministrit të ri të pushtetit lokal dhe dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të miratojë edhe pakon e ligjeve që kanë të bëjnë me zbatimin e masave anti-krizë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
