Maqedoni
Rikthehet ofensiva ruse në Kherson, Rusia: Khersoni është toka jonë
26.10.2022 17:31
Pas çlirimit të Khersonit nga pushtimi rus, për dy javë situata ishte e qetë...

Rusia, u largua nga Khersoni dhe ia msyu Bakhmutit. Por kjo nuk zgjati shumë. Ushtria ruse u rikthye përsëriti me granatime, për të marr qytetin që humbi. Ajo nuk heq dorë nga Khersoni, por e konsideron këtë zonë si tokën e saj.
“Kundërsulmet e vazhdueshme, të cilat shpërthejnë në grupe të vogla dhe ndahen, janë një tregues se është e kotë të shkosh në tokën Kherson, kjo është toka ruse. Prandaj, dua të siguroj të gjithë ata që janë të shqetësuar se Khersoni do të dorëzohet apo mendojnë se Rusia do të tërhiqet. Ne duam t'ju kujtojmë edhe një herë se Rusia nuk e braktis popullin e saj. Se Rusia është rajoni Kherson dhe ne veprojmë si një shtet i vetëm.”,- tha zyrtari i emëruar nga RUSIA në Kherson, Kirill Stremousov.
Rikthehet ofensiva ruse në Kherson, ukrainasit vazhdojnë rezistencën
Ushtria ukrainase vazhdon rezistencën. Banorët vendas janë në rrezik për jetën nga bombardimet e vazhdueshme dhe minat e montuara nëpër tokat bujqësore.
“Ata po qëllojnë kundër nesh gjatë gjithë kohës. Mëngjes, mesditë, mbrëmje dhe natë. Por është pak më mirë tani. Sa më shumë ne gjuajmë, aq më pak qëllojnë mbi ne.”,- theksoi pjesëtari i këmbësorisë.
"Ne po bëjmë një punë të mirë. Ata po humbasin guximin e tyre pompoz. Ata nuk po luftojnë për ideale dhe janë si delet që shkojnë në thertore.",- tha një ushtar.
“Unë po ngiste traktorin tim përgjatë rrugës dhe papritur diçka goditi gomën e përparme. Pati një goditje nga rrota. Diçka shpërtheu dhe doli zjarr e tym. Këtu kanë vendosur mina.”,- theksoi një fermer.
“Ata qëllonin aq fort sa e gjithë kjo më kërceu dhe u drodh nën këmbët e mia. Gjithçka… Nuk është e mundur të përshkruhet. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj në këtë bodrum.”,- u shpreh një banor vendas.
Mbrojtësit ukrainas shkatërruan 13 objektiva të ruse në Kherson, duke përfshirë dy depo municionesh, një tank, një transportues traktori të blinduar me shumë qëllime dhe gjashtë automjete ushtarake.
FARIJE DAUTI BAKIJU
