Gjykimi për vrasjen e Denis Tot, mbrojtja: Mjekët nuk e dinin çfarë mjekojnë

26.10.2022 17:05

Në seancën gjyqësore për vdekjen e hendbollistit Denis Tot....

Në seancën gjyqësore për vdekjen e hendbollistit Denis Tot, dëshmuan mjeket Maja Mojsova Miovska  dhe  Biljana Andonovska nga Klinika për Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.

Sipas tyre, pacienti është sjellë në spital pa shenja jete dhe rrahje zemre, në gjendje rreziku për jetën. Ato thanë se edhe sikur të dinin se hendbollisti ka pasur lëndim serioz në qafë, mjekët që e kanë reanimuar do ta kishin mjekuar në mënyrë të njëjtë. Nuk e kanë të qartë se cili nga lëndimet ka qenë fatal për jetën, por theksuan se vdekja ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së funksionimit të zemrës. 

“Lëndimet janë në pjesën e kokës. Ato që i konstatoi mjekësia ligjore të cilat si të tilla do të duhej të jenë të dukshme dhe eventualisht në atë drejtim të ndërmerren edhe veprime të tjera. Atë që e vërtetoi është tomografi kompjuterike. Një incizim i tillë patjetër të kishte treguar lëndimin sepse ata kanë mjekuar por deri në momentin e fundit nuk e kanë ditur çka mjekojnë dhe këtu është edhe arsyeja se pse e humbën atë pacient.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Elenko Millanov.

Për vdekjen e hendbollistit kroat janë të akuzuar 3 persona. Ata ngarkohen se më 7 prill para një klubi nate në afërsi të Parkut të Qytetit në Shkup, pas një mosmarrëveshje të shkurtër kanë rrahur Totin i cili një ditë më pas ka ndërruar jetë në spital. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)