Maqedoni
Sindikata i vë kusht Arsovskës: Shkarko drejtorin e ujësjellësit, ose nisim grevën
26.10.2022 17:53
Në mesnatë përfundon afati që Lidhja e Sindikatave i dha kryetares së Shkupit, Danela Arsovska...

Në mesnatë përfundon afati që Lidhja e Sindikatave i dha kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, për shkarkimin e drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve. Nëse nuk ka përgjigje të konfirmuar, të enjten Bordi Ekzekutiv do të marrë vendim për grevë, thotë për TVM kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
“Nëse nuk përgjigjen, ne si sindikatë, përfaqësues, në veprimtarinë komunale do të thërrasim bordin ekzekutiv dhe do të fillojmë përgatitjet e ajo është procedura për fillimin e grevës. Marrëdhëniet ndërnjerëzore në ndërmarrje në mes drejtorit dhe punëtore janë të prishura dhe besoj se këtyre ditëve do të dalin edhe parregullsi të tjera për drejtorin Marjan Mitvski ku ka aktvendime serioze gjyqësore, aq sa ai drejtor ka vuajtur dhe dënimin me burg për sulm dhe shkaktimin e lëndimeve të lehta me thikë ndaj një personi.”,- tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
LSM kërkon ndërmjetës të licencuar, Trençeska: Do të veprojmë në pajtim me ligjin
Ata i kërkojnë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që të caktohet një ndërmjetës i licencuar, brenda 10 ditëve sipas afatit ligjor. Ministrja Trençevska nuk sheh pengesë, sipas shembullit të SASHK-ut, për emërimin e ndërmjetësuesit, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht, e cila do të ishte në interes të punëtorëve të Ujësjellësit, por natyrisht edhe të banorëve të Shkupit.
“Normalisht që do të veprojmë në pajtueshmëri me ligjin dhe do të caktojmë ndërmjetësues që do të mundohet të zgjidhë problemin nëpërmjet ndërmjetësimit që të mundet greva të bëhet në mënyrë paqësore derisa nuk gjendet zgjidhje.”,- u shpreh ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençeska.
Arsovska: Kërcënime për pikë politike, prokuroria të veprojë
Nga kabineti i Arsovskës thonë se nuk ka ndryshime në qëndrimet e kryetares lidhur me kërkesën për shkarkimin e drejtorit, shpalljen e grevës dhe ndërprerjen e mundshme të ujësjellësit në Shkup, duke e kërcënuar si kërcënim. Sipas saj, greva nuk ka të bëjë me të drejtat e punës, por me pikë politike, për të cilën kërkon reagimin e Prokurorisë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
