Maqedoni

Ministria e Mbrojtjes: Rritje pagash për 2 mijë denarë për ushtrinë

26.10.2022 18:15

Pjesëtarët e ushtrisë nga nëntori do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë...

Pjesëtarët e ushtrisë nga nëntori do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë, u konfirmua në takimin e ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, me përfaqësuesit e katër sindikatave. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, rritja vlen që nga paga e tetorit e cila paguhet në nëntor.
 
"Ushtria është garantues i sigurisë së çdo qytetari dhe prandaj për mua si ministër dhe për Ministrinë, avancimi i pozitës së çdo ushtaraku mbetet prioritet.",- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.
 
Këto bisedime të cilat janë zhvilluar një kohë të gjatë, më fund është arritur ujdi edhe atë pikërisht në prag të miratimit të Ligjit për shërbim ushtarak.
 
“Në takimin në kuadër të dialogut të vendosur, me ministren Petrovska dhe përfaqësuesve të sindikatave, biseduan edhe kryetari i LSM-së, Darko Dimovski dhe këshilltari i kryeministrit për mbrojtje, Dragan Vasilevski, ku u konfirmua angazhimi i përbashkët për rritjen e  periodike të pagave, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të standardit të pjesëtarëve të Ushtrisë.”,- thuhet në njoftimin me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes.
 
FITIM KRYEZIU