Maqedoni

Donacion britanik për ARM-në

26.10.2022 18:59

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor...

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuard Peach, dhe ambasadori britanik në vend, Metju Loson, morën pjesë në dorëzimin e një donacioni britanik në poligonin ushtarak “Krivollak”, i cili përfshin 14 njësi mobile lëvizëse, për stërvitje të pjesëtarëve të armatës në mjediset urbane.
 
Ajo tha se në periudhën e kaluar të gjithë kemi pasur rastin ta shohim “Krivolakun” në edicione të ndryshme, gjegjësisht gjatë realizimit të llojeve të ndryshme të aktiviteteve trajnuese, ndër të cilat më i madhi i mbajtur deri më tani “Swift Rispons”, që është një tjetër dëshmi dhe tregues se çdo investim në këtë poligon po ia vlen.
 
“Promovimi i donacionit britanik të 14 njësive mobile komplekse, të cilat do të përdoren për stërvitjen e pjesëtarëve të ushtrisë sonë , por sigurisht edhe të forcave aleate. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 400 mijë funte, që është një kontribut i rëndësishëm në atë që do të thotë pajisja dhe zhvillim i poligonit të ushtrisë Krivollak. Është nder për mua që me ne sot është Lordi Stuart Peach, si dhe ambasadori Lawson, të cilët personalisht janë bindur dhe e kanë parë se ky donacion do të jetë me të vërtetë i dobishëm për zhvillimin e kapaciteteve tona. Së bashku jemi më të fortë, kjo nuk është thjesht një trillim, është një tjetër dëshmi se përfitimet e NATO-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut po bëhen gjithnjë e më të dukshme.”,- tha mes tjerash ministrja Petrovska.  
 
Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet partneri ynë i rëndësishëm dhe aleati ynë kyç, ndërkohë që vendi, dhe veçanërisht Ushtria, mund të llogarisin gjithmonë në mbështetjen e tyre, jo vetëm si donacion, por edhe përmes ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore në radhët e ushtrisë.
 
Nga ana tjetër përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuard Peach vlerësoi se kjo është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit bilateral ndërmjet RMV dhe Mbretërisë së Bashkuar.
 
“Sidomos në këto momente kur kemi një luftë në kontinent, kjo është një tjetër dëshmi se ne jemi këtu për të vepruar së bashku në drejtim të mbrojtjes, në aspektin parandalues dhe në drejtim të krijimit të aleancës sonë në kuadrin e frenimit të agresionit të Rusisë. Më lejoni të theksoj se NATO është një aleancë mbrojtëse e 30 vendeve sovrane dhe detyra jonë është në fakt të përfaqësojmë një aleancë mbrojtëse dhe një dëshmi tjetër është prania jonë këtu. Me të vërtet kur jemi së bashku jemi më të fortë, dhe kjo nuk është thjesht një trillim, por mënyra reale e funksionimit dhe e mbrojtjes.”, theksoi Pich.
 
Përfaqësuesit ndërkombëtare po ashtu potencuan se RMV si vend i ri në Aleancën e NATO-s i duhet mbështetje nga të gjitha vendet tjera anëtare, dhe këtu nuk do të mungon vullneti dhe dëshira për tu ndihmuar njëri me tjetrin.
 
FITIM KRYEZIU