Botë

Isa Mustafa: Jabllanoviqin nuk ua solla unë, e gjeta në mesin tuaj!

25.01.2015 17:58

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në profilin e tij në fejsbuk ka komentuar zhvillimet në Kosovë dhe kërkesën për shkarkimin e Jabllanoviqit...

Mustafa ka shkruar : ‘Listën Serbe dhe ministrin Jabllanoviq nuk ua solli Isa, ata i gjeta në mesin tonë’. ‘I solli veriu i ndarë, i sollën votat e qytetarëve serb, i solli dialogu.

Realiteti është se ata udhëheqin gati të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe se kanë 10 deputet në Kuvend. Disa nga ata që sot po flasin kundër tyre, garonin për me i zëvendësuar vendet e garantuara me ato të rezervuara, dhe sot do të kishim së paku edhe 10 më shumë nga popullata jo shumicë në Kuvend.

Ishte LDK dhe unë që mbajtëm parimin se janë konsumuar vendet e rezervuara dhe nuk lëshuam pe. Të gjithë tjerët përpos VV-të cilën edhe nuk e pyesnin, bënin gara, si në ankand, se kush po jep më shumë, ka shkruar në fejsbuk kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. 

Ndërkohë në protestën masive të një dite më parë, Lëvizja Vetëvendosje dhe familjarët e të pagjeturve i dhanë afat 48 orë kryeministrit Mustafa që të shkarkojë Jabllanoviqin dhe të sjell ligjin për Trepçën.

Protesta të reja në Kosovë janë paralajmëruar për të martën.