Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Von Der Leyen: Përgjegjësi e të gjithëve të ecni përpara drejt BE-së
26.10.2022 20:49
Vizita e kryetares së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen u shoqërua me ndihmën finaciare pre 80 milion euro...

Vizita e kryetares së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen u shoqërua me ndihmën finaciare pre 80 milion euro si ndihmë për buxhetin e shteti për menaxhim me krizën energjetike. Njëkohësisht vizita u finalizua edhe me nënshkrimin e marrëveshjes mes BE-së dhe RMV-së, FRONTEX, për sigurinë kufitare, dokument i parë bilateral në gjuhën maqedonase.
Shefja e ekzekutivit përcolli edhe mesazhet politike të Brukselit zyrtar, lidhur me mënjanimin e pengesave në hapjen e kapitujve me BE-në. Ftoi partitë politike të mbajnë përgjegjësi për të ardhmen evropiane të vendit dhe të miratojnë ndryshimet kushtetuese.
“Në takim bilateral biseduam për ndryshimet ksuhtetuese. Jam e sigurt se qytetarët e RMV-së do të arrijnë shumicë dhe do të votojnë pozitivisht. Ishit të sukseshëm dhe jam e sigurt se këtu do të gjeni argumente bindëse, që të kuptojnë të gjithë se janë përgjegjës për vendi që të ec përpara. U bëj thirrje të gjithë politikanëve që të realizojnë ëndrën e të rinjëve për integrim në BE. RMV tani ec përpara rrugës eurointegruese. Këtë e dëshmoi edhe raporti i progresit dhe dua t'u uroj. Është kënaqësi që ecni përpara, keni përforcuar demokracinë, sistemin e së drejtës, reforma dhe jam e sigurt se jeni të vendosur ta mbani këtë tempo që të arrini në BE”, u shpreh kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Opozita të mos jetë destruktive në këtë proces
Edhe kryeminsitri Kovaçevski thirrje opozitës të mos jetë dekonstruktive në proces, por të bashkohet rreth përmbushjes së strategjive shtetërore. Shefi i ekzekutivit theksoi se do të vazhdojë t'i mbajë premtimet ndaj qytetarëve, duke ptencuar si dëshmi marrëveshjen FRONTEKS.
“Para nesh kemi punë të vështira, por në mënyrë ambicioze i vendosim qëllimet dhe shkojmë me hapa të shpejt drejt BE-së. Si qeveri demonstrojmë vullnetin politik për vazhdimin e reformave, për skriningun bilateral që fillon muajin tjetër. Kërkohet angazhim i fuqishëm nga të gjithë sepse kjo nuk është vetëm çështe e një qeverie apo partie. Është detyrim i të gjithë aktorëve shtetëror. Ftoj opozitën në parlament që të bashkohemi për shkak të së ardhmes së këtij shteti. Ndryshimet kushtetuese na presin menjëherë pas mbarimit të skriningut”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Shefja e KE-së Von Der Leyen ka takuar edhe presidentin shtetit Stevo Pendarovski. Pendarovski ndërkaq nga e enjtja vazhdon turin diplomatik edhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
