Maqedoni
Kovaçevski: Marrëveshja me Frontex, historike
26.10.2022 21:11
Afrika e Jugut tha se do të lejojë një superjaht të një oligarku të sanksionuar rus, që të ankorohet në Kejp Taun...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka cilësuar si ditë historike këtë të sotmen për Maqedoninë e Veriut, meqë marrëveshja me Frontex u nënshkrua në gjuhën maqedonase.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për Frontex, që është marrëveshja e parë e nënshkruar pas fillimit të bisedimit, është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa asnjë fusnotë. Aty qëndron gjuha maqedonase e pastër së bashku me gjuhët tjera. Ky është premtimi që e dhashë dhe të cilin e kam realizuar”, tha Kovaçevski.
Sipas tij, sot ranë poshtë gënjeshtrat e atyre që thanë se gjuha maqedonase do të jetë me ndonjë fusnotë.
“Sot qartë në deklarata zyrtare, në të gjithë liderët e BE-së dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare qëndron gjuha maqedonase. Gjuha maqedonase është e barabartë me gjuhët të tjera. Kjo na bënë krenar të gjithë neve qytetarëve të Maqedonisë, posaçërisht neve maqedonasve”, deklaroi Kovaçevski duke potencuar se vendimet e vështira të marra në 5 vitet e fundit, kanë ruajtur gjuhën dhe identitetin maqedonas.
“Ne si qeveri kemi sjellë vendime të rënda. Por në fund të ditës atë vendimi dikush duhej ta merr, ngase nuk është asgjë më e rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen tonë drejt BE-së. Ju pohoj se nuk kam pasur përvojë më të rëndë se sa bisedimet, ato kanë qenë shumë të rëndë. Dikush nëse ka menduar se e kam pasur të lehtë e ka gabim. Edhe unë jam njeri sikurse çdo qytetarë tjetër. Por në fund të ditës, dikush duhej ta merr vendimin, vendimin për të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi Kovaçevski.
Sipas kryeministrit, procesi i skriningut do të jetë shumë i shpejtë dhe do të realizohet për 14 muaj.
