Botë

Zelensky: Komandantët rusë me taktika të çmendura

27.10.2022 10:10

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar komandantët rusë për “çmenduri” në përpjekjet e tyre...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar komandantët rusë për “çmenduri” në tentimin për ta kapur qytetin lindor Bakhmut.

“Këtu është më evidente çmenduria e komandantit rus. Ditë pas dite për muaj, po shtyjnë njerëzit drejt vdekjes së tyre, po koncentrojnë sulmet me artileri të nivelit më të lartë”, tha Zelensky në adresimin e tij.

Oleksiy Arestovyç, një këshilltar i Zelenskyt, ka thënë se në një ditë forcat ruse kanë lansuar tetë sulme të ndryshme në Bakhmut dhe atë para kohës së drekës. Ai ka thënë se sulmet janë neutralizuar në secilin rast. Qyteti gjendet në rrugën kryesore që çon te qytetet ukrainase Sloviansk e Kramatorsk, që janë pushtuar nga Rusia. Ndërsa Rusia është duke pasur telashe në pjesën më të madhe të Ukrainës, forcat e saja kanë bërë përparim rreth Bakhmutit në javët e fundit.