Maqedoni

Parashikimi i motit

27.10.2022 09:02

Sot vend ynë do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant...

Sot vend ynë do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3°C deri 11°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 19°C deri 26°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale e ditës do të jetë 7°C, ndërsa ajo maksimale 23°C.
 
Edhe në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, por do të ketë rënie të temperaturave.