Botë

Iran, 15 të vrarë e dhjetëra të plagosur

27.10.2022 11:06

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në mauzoleumin Shah Cheragh në qytetin iranian Shiraz...

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në mauzoleumin Shah Cheragh në qytetin iranian Shiraz.
 
Sipas raportimeve, tre sulmues kanë hapur zjarr ndaj pelegrinëve dhe stafit në hyrje të këtij tempulli të myslimanëve shiitë, dy prej të cilëve janë arrestuar nga policia. Ndërkaq, shefi lokal i gjyqësorit tha se “vetëm një terrorist” ishte përfshirë në sulm. Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
 
Media shtetërore pretendoi se “terroristët takfirë” – një term i përdorur nga Teherani për militantët myslimanë sunitë, sikurse anëtarët e IS-it – ishin përgjegjës. Në mauzoleumin ku u krye sulmi gjenden varret e dy prej shtatë djemve të imamit shiit, Musa al-Kadhim, dhe po ashtu të djemve të imamit Ali a-Rida.