Maqedoni
MASH: Nesër fillon testimi ekstern në shkollat e mesme
25.01.2015 18:10
Ministria e arsimit dhe shkencës njofton se prej nesër 26 janar e deri me 30 janar do të realizohet testimi ekstern...

Ministria e arsimit dhe shkencës njofton se prej nesër 26 janar e deri me 30 janar do të realizohet testimi ekstern i arritjeve të njohurive të nxënësve të viteve të treta dhe të katërta në shkollat e mesme, në pajtueshmëri me oraret e paraqitura në internet faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk.
Në internet faqen e theksuar më lart, është e publikuar edhe baza prej 50.400 pyetjeve në gjuhë maqedonase, shqipe dhe turke, të cilat do të janë pjesë e testeve për arsimin gjimnazor dhe profesional, për të gjitha drejtimet e lëndët.
Në këtë fazë, me procesin e testimit ekstern të arritjeve të nxënësve, do të përfshihen gjithsejtë 20.567 nxënës nga vitet përfundimtare në 98 shkolla të mesme, si dhe 3.923 mësimdhënës për 2.622 lëndë. Rezultatet do të publikohen me datë 02.02.2015. Edhe përkundër njoftimit të MASH-it se testimi ekster do të filloj nesër, SASHK-u mbetet me qëndrimin se greva do të vazhdoj.
Në një komunikatë me shkrim udhëheqësia e SASHK-ut, kërkon që me urgjencë të formohet grupë punues i përbër nga një përfaqësues i Ministris së punës dhe politikës sociale, Ministris së Arsimit, Këshillit Ekonomik-Social në nivel kombëtar dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për të vërtetuar situatën momentale rreth grevës së përgjithshme dhe kushtet e tanishme të SASHK-ut.
Ata kërkojnë, cfarëdo që të jenë rezultatete e këti grupi punes, i njejti të publikohet me nënshkrimet e të gjithë antarëve të grupit punues .
SANIJE KASAMI
