Osmani takon përfaqësuesin gjerman për Ballkanin
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar, Manuel Saracin, përfaqësues special i Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar, Manuel Saracin, përfaqësues special i Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit padyshim që vazhdon të jetë shtytës i rëndësishëm i proceseve reformuese në rajonin tonë, ka theksuar Osmani. Ai njëherit ka shprehur kënaqësinë për rezultatin pozitiv të takimit ministror në kuadër të Procesit të Berlinit të mbajtur javën e kaluar, për Deklaratën e miratuar për implementimin e Tregut të Përbashkët Rajonal si dhe për nënshkrimin e paralajmëruar të Marrëveshjeve për njohjen e kualifikimeve/diplomave akademike, kualifikimeve profesionale dhe udhëtimeve me letërnjoftime në rajon, i cili pritet të nënshkruhet në Samitin, i cili do të mbahet më 3 nëntor, në Berlin.
Osmani shprehu falënderim për mbështetjen e pahamendshme të Gjermanisë për procesin euro integrues të Maqedonisë së Veriut dhe mbajti brifing për rrjedhën e skriningut, si fazë jashtëzakonisht domethënëse në procesin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për dinamikën intensive të dialogut politik ndërmjet dy shteteve, që nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme dhe të qëndrueshme me Gjermaninë.
