Maqedoni

Ambasada e Japonisë i dhuron printer digjital spitalit të Dibrës

27.10.2022 13:02

Ambasada japoneze përuroi printerin digjital të donuar për nevojat e Spitalit të Dibrës...

Ambasada japoneze përuroi printerin digjital të donuar për nevojat e Spitalit të Dibrës. i është një donacion nga programi i ambasadës Japoneze GGP, në vlerë prej afër 35000€. Ky printer shërben për nevojat e kabinetit të radilogjisë në spitalin e përgjithshëm të Dibrës. 
 
Hironori Savada, ambasador i Japonisë në RMV, gjatë përurimit tha se me jep kënaqësi që brenda një viti janë realizuar rreth 7 mijë incizime që i ka mundësuar spitalit efikasitet ndaj pacientëve dhe të kursejë mjete financiare mbi 10 mijë euro.
 
“Në kuadër të nismës në Ballkanin perëndimor, Japonia fuqishëm do të përkrahë Maqedoninë e Veriut në zhvillimin social dhe atë ekonomik që është shumë i rëndësishëm për integrimin në unionin europian.”,- tha ambasadori i Japonisë në RMV, Hironori Savada.
 
“Ambasada e Japonisë ka krijuar një miqësi me komunën e Dibrës dhe kjo miqësi është materializuar me donacione të cilat Ambasada e Japonisë ja jep komunës Dibër, konkretisht spitalit të përgjithshëm të Dibrës.”,- theksoi kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
 
“Brenda këtij viti në spitalin tonë janë realizuar rreth 7 mijë incizime që me këtë projekt Ambasada e Japonisë spitalit tonë i ka kursyer rreth 15 mijë euro shpenzime.”,- u shpreh drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Dibrës, Sevdie Koxha.
 
Ambasadori Japonez z. Savada, premtoi se në të ardhmen do të ketë edhe donacione të tjera për nevojat e qytetarëve të Dibrës. 
 
ATLI DEMA