Maqedoni
Katër fakultete do ta kyçin arsimimin mediatik në programet e tyre
27.10.2022 15:09
Katër fakultete këtë vit do ta kyçin arsimimin mediatik në programet e tyre studimore....

Katër fakultete këtë vit do ta kyçin arsimimin mediatik në programet e tyre studimore. Qëllimi është që studentët dhe arsimtarët e ardhshëm të trajnohen t’i transmetojnë aftësitë e tyre në lidhje me mendimin kritik për përmbajtjet mediatike.
“Arsimimin mediatik në arsimin fillor dhe të mesëm e ligjërojnë arsimtarët e gjuhës amë. Ky është vendi ku ne i prodhojmë ato kuadro. Ashtu që presim që kur ata të vijnë në vendin e tyre të punës, veç më të jenë të arsimuar mediatikisht.”,- theksoi Kristina Nikolovska nga Fakulteti Filologjik “Blazhe Konevski”.
Kyçja e arsimimit mediatik në programet studimore është e rëndësisë së veçantë, sepse forcon lidhjen mes niveleve më të larta dhe më të ulëta arsimore.
“Koncepti i ri i arsimimit mediatik është i bazuar në tre principe të rëndësishme. Kryesisht ato janë njohja e përmbajtjes mediatike, analizimi dhe vlerësimi i tyre, si dhe krijimi dhe themelimi i përmbajtjeve mediatike, me çka ne fillimisht duhet ti aftësojmë studentët tanë që pastaj të munden ti transmetojnë të njëjtat.”,- tha Gordana Aleksova nga Fakulteti Filologjik “Blazhe Konevski”.
Arsimimi mediatik ka rëndësi të madhe për çdo qytetar dhe çdo qytetar duhet të mësojë të funksionojë në një botë ku jemi të bombarduar nga informacione dhe dezinformata të ndryshme.
BELINDA KOKA ADEMI
