Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve, 6 kandidatë për në PNKOK nuk marrin shumicën

27.10.2022 15:40

Milica Gavrillova, Arsen Ademi, Mja Konevska, Elizabeta Josifovska, Verica Berzhevska Krstevska dhe Zlatko Bikovski...

Milica Gavrillova, Arsen Ademi, Mja Konevska, Elizabeta Josifovska, Verica Berzhevska Krstevska dhe Zlatko Bikovski janë 6 kandidatët të cilët nuk morën shumicën e nevojshme nga Këshilli i Prokurëve për tu zgjedhur si prokurorë në prokurorinë për ndjekjen e primit të organizuar dhe korrupsionit.Kjo prokurori edhe më tej mbetet pa 4 kandidatët e nevojshëm. Kryetari i Këshillit, Jolevski thekson se në këto pozita është e nevojshme të paraqiten kandidatë të ri.
 
“Nuk mund të them se cilat ishin arsyet sepse secili voton sipas bindjes së vet. Këtë e patë edhe vetë gjatë votimit. Shpresoj se seancën e radhës në rend dite do të shpallim konkurs të ri që sa më shpejt të mbarojmë atë konkurs, shpresoj të kemi numër më të madh të kandidatëve që do të paraqiten. I inkurajoj të rinjët që të paraqiten sepse kanë rezultate të mira në punë.”, tha Antonio Jolevski, kryetarë i Këshillit të Prokuroëve.
 
Ndërkohë, Mustafa Hajrullai, Burim Rrustemi dhe Fatime Fetai kanë konkuruar për shefë të prokurorisë së lartë në Shkup.
 
“Për të gjithë të paraqiturit në konkurset që i kemi publikuar janë lëshuar kërkesa deri tek prokuroritë që të bëjnë notimin që të mund të kalojmë në fazën tjetër. Me ata të cilët nuk kemi realizuar intervistë ti mbarojmë që të krijojmë përshtypjet tona. Prapseprap,paraqiten për vende udhëheqëse dhe të caktojmë seancën në kohë sa më të shpejtë sepse mandate u mbaron më 14 nëntor dhe të mos biem në situatë të caktojmë ushtrues detyre.”, tha Jolevski.
 
Deri më 7 nëntor duhet të përfundojë edhe procedura për zgjedhjen e shefit të prokurisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tha Jolevski.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI