Maqedoni
Vizita e kryetares së KE-së, Ruzhin: Ishte me porosi për ndryshimet kushtetuese
27.10.2022 16:53
Vizita e shefes së ekzekutivit të BE-së, Ursula Von Der Leyen konsiderohet si promovim...

Vizita e shefes së ekzekutivit të BE-së, Ursula Von Der Leyen konsiderohet si promovim për aspiratat eurointruese dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në këtë rrugëtim prosperues, konsideron ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Por sipas tij, takimi i saj me politikanët vendorë nuk duhej të kishte karakter bindës për heqjen e pengesave të radhës për integrim në BE, sepse kjo flet për nivelin e dobët të kulturës politike në vend.
“Dita e djeshme diplomatike me vizitën e presidentes së KE-së Von Der Leyen në shtetin tonë do të thotë një promocion i rëndësishëm për angazhimet për hapjen e bisedimeve mes qeverisë së RMV-së dhe BE-së. Ne i dimë të gjitha pengesat. Gjithsesi se me rëndësi më të madhe është që të bëhet konsensusi mes partive politike, mes pozitës dhe opozitës për votimin. Të ishim një shtet me kulturë më të lartë politike, sigurisht nuk do të duhej të vinte Von Der Leyen të na bind çka duhet të bëjmë, vetëm do të thoshte t’i plotësojmë kushtet.”,- tha ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Politikanët vendorë duhet t’i vendosin në radhë të parë interesat e shoqërisë dhe jo ata partiake thotë Ruzhin, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit pozitë opozitë, në mënyrë që të realizohen strategjitë afatgjate shtetërore.
“Sipas përshtypjeve të mia, vizita e parë kaloi në një skenarë të pakëndshëm, bile mbeti edhe e befasuar nga një pjesë e opozitës. Ne duhet t’ju bëjmë thirrje politikanëve tanë për bashkëpunim më të madh, kompromis dhe për plan afatgjatë dhe të shihen para së gjithash interesat e shtetit, popullit dhe më pas të shihen interes partiake dhe personale.”,- u shpreh ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen, potencoi se përgjegjësia për të ecur drejt BE-së, bie mbi të gjithë aktorët politik dhe se ndryshimet kushtetuese të cilat vendi ynë i morri si obligim nga propozimi francez, duhet realizuar sa më shpejt.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
