Maqedoni

“Ezra”: Detektimi i hershëm shpëton jetë. Komuna e Çairit organizon mamografi falas

27.10.2022 17:15

1200 gra në vend janë të diagnostifikuara me kancer të gjirit...

Detektimi i hershëm dhe trajtimi shpëton jetë, theksoi përfaqësuesja e Shoqatës “Ezra”, Liridona Limani, e cila përmes shembullit personal u bëri ftesë femrave të mos neglizhojnë vetkontrollën dhe simptomat e hershme të sëmundjes, e cila mund të kurohet nëse diagnostifikohet në kohë.  
 
“Unë vërtet humba nënën, personin më të dashur të jetës sime, por admiroj mbijetesën e shumë zonjave që janë këtu që kanë luftuar dhe mbijetuar. Prandaj u bëj thirrje në vetkontrolla të vazhdueshme dhe mbi të gjitha të jetoni mbi arsyen tuaj.”,- deklaroi Liridona Limani nga “EZRA”.
 
Mjekëve amë duhet t’u mundësohet të japin udhëzime për pacientë, gratë të detyrohen përmes Ligjit të bëjnë mamografi, por edhe nisma që të ketë mamograf lëvizës është tejet shperdhënëse.
 
“Nga këtu bëj apel institucioneve përkatëse të u mundësojnë mjekëve amë të krijojnë udhëzime për eko të gjirit dhe ajo të vazhdon në instanca sekondare dhe terciare.”,- tha kirurgu, Nexhati Jakupi.
 
“Normalisht që duhet këtë procedura për shkak të mentalitetit vendit ku jetojmë pse jo edhe me ligj të caktohen Gratë të jenë të detyruara në formë  ligjore të bëjnë procedurat diagnostifikuese për zbulim të hershëm të karcinomit të gjirit.”,- theksoi onkologu, Ilir Ismaili.
 
“Përshëndes vendimin e Shoqatës “Ezra” për furnizimin me mamografin lëvizës që do të bëjnë incizime edhe në mjediset rurale dhe këto fotografi pastaj do të kontrollohen nga onkolog.”,- u shpreh drejtori i onkologjisë, Nino Vasev.
 
Për t’u dalë në ndihmë grave komuna e Çairit organizon kontrolle falas për gratë në institucione. 
 
“Po e nisim nga këtu nga stafi komunal me kontrolle falas të gjitha grave të institucionit tonë, në shkollat tona, çerdhet dhe zonjat që janë këtu dhashtë Zoti asnjë të mos jetë e prekur nga kanceri i gjirit.”,- deklaroi kryetari i komunës, Visar Ganiu.
 
Skriningu i organizuar sipas OBSh–së ul nivelin e mortalitetit për 35 për qind. 
 
FLUTURA LATIFI