Maqedoni
Ambasadori i RMV-së viziton Korçën, RMV dhe Shqipëria njohin dyshtetësi e treshtetësi
27.10.2022 19:05
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut,Danço Markovski, ishte këtë të enjten në Korçë...

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut,Danço Markovski, ishte këtë të enjten në Korçë, ku komentoi fenomenin masiv të pajisjes së minoritetit maqedonas me pasaporta bullgare, për të shkuar më pas në drejtim të vendeve të BE-së.
“E drejtë e çdo qytetari është të marrë pasaportë gjermane, angleze të çdo shteti europian dhe kjo në botë njihet. Në Shqipëri ka mbi 600 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi, në Itali në Britani dhe në vende të tjera të Evropës dhe një pjesë e tyre kanë marrë pasaportat e këtyre vendeve. Maqedonia si dhe Shqipëria e njohin dyshtetësi dhe treshtetësi.”,- tha ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Danço Markovski.
Me tej ambasadori foli për nismën e “Ballkanit të Hapur”, ku tha se sheh hapa pozitiv nga ana e Maqedonisë së Veriut.
"Ne shikojmë dhe kemi hapa pozitiv nga marrëveshjet e nënshkruara. Përpara 3 ditëve u ra dakort për nënshkrimin e marrëveshjes së njohjes së diplomave në nivel të “Open Balkan”. Midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka mbi 10 vite që ne kemi marrëveshje për njohje reciproke të diplomave.”,- tha ambasadori Markovski.
Markovski tha se qëndrimi i Maqedonisë së Veriut është që të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
LULJETA NDOKA
