Botë

Rusia shënjestron Bakhmutin, Zelensky: Taktikat ruse janë “të çmendura”

27.10.2022 19:27

Betejat më të ashpra po zhvillohen në rajonin e Donetskut, përkatësisht në drejtimin të Bakhmut-it dhe qytetin Avdiivka...

Betejat më të ashpra po zhvillohen në rajonin e Donetskut, përkatësisht në drejtimin të Bakhmut-it dhe qytetin Avdiivka. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur akuza të forta ndaj komandantëve rusë për “çmenduri” në përpjekjet e tyre për të pushtuar pjesën lindore të Bakhmutit. 
 
“Situata në front nuk ka ndryshuar shumë. Betejat më të ashpra po zhvillohen në rajonin e Donetsk: drejtimi Bakhmut, qyteti Avdiivka. Çmenduria e komandës ruse është më e dukshme atje për momentin. Ditë pas dite për muaj të tërë, ata i kanë çuar njerëzit drejt vdekjes atje, duke përqendruar fuqinë maksimale të goditjeve të artilerisë.”,- tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Granatimet ruse kanë shkatërruar edhe  infrastrukturën  në Kievin.
 
"Të dashur banorë të rajonit të Kievit, një tjetër sulm terrorist u krye, një objekt i infrastrukturës kritike u dëmtua në Kiev. Fatkeqësisht, shkatërrimi është serioz. Si rezultat, do të ketë shkyçje emergjente të konsumatorëve nga rryma. Ju lutemi të përgatiteni sa më shumë për këtë.”,- theksoi guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba.
 
Ukraina gjithashtu paralajmëroi se Rusia mund të granatojë termocentralin bërthamorë në Zhaprizhia “për ta çaktivizuar atë përgjithmonë dhe për të shkaktuar një fatkeqësi duke fajësuar Ukrainën”. Por, Rusia e cila e ka pushtuar impiantin bërthamorë,mohon këto akuza duke i quajtur të pabaza.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU