Botë
Vuçiq paralajmëron “rezistencë”, nuk tërhiqemi nga targat me akronime serbe
27.10.2022 19:49
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat me akronime serbe...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat me akronime serbe, të cilat Serbia po i lëshon për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë. Presidenti Vuciq ka paralajmëruar “rezistencë” nëse pas 31 tetorit, Kosova konfiskon targat dhe makinat.
“Nuk ka dorëzim. KM mbetet”, tha ai pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe. Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrimin e makinave, përkatësisht konvertimit të targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës, do të përmbyllet më 31 tetor. Vuçiq tha se Serbia është e gatshme t’i vazhdojë bisedimet, por ka shtuar se ka shumë gjëra për të cilat Serbia nuk pajtohet asnjëherë.
Presidenti serb Vuçiq, përsëriti se i pranojnë targat neutrale –KS. Kryeministri I Kosovës Albin Kurti ditë më parë edhe një here ripërsëriti qëndrimin e qeverisë së Kosovës, se afati për targat konform marrëveshjes së arritur skadon më 29 tetor dhe I njëjti do të fillojë të zbatohet pas 31 tetorit.
Çdo veturë me targa që i lëshojnë autoritetet serbe, nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës, e as ta kalojnë kufirin pas 31 tetorit. Kosova dhe Serbia më 2016 u pajtuan që të vazhdonin vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, që nënkupton se vlefshmëria e tyre skadoi në 2021.
