Maqedoni
Kuvend, seanca për votimin e Penovit si ministër
28.10.2022 10:33
Në Kuvend sot duhet të vazhdojë mbledhja e 88-të në të cilën do të diskutohet për zgjedhjen e Penovit...

Në Kuvend sot duhet të vazhdojë mbledhja e 88-të në të cilën do të diskutohet për zgjedhjen e Penovit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale dhe për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues.
Propozimi që Penov të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale vjen pasi që bashkëpartiaku i tij Goran Milevski dha dorëheqje nga funksioni për shkaqe personale. Në mbledhjen e sotme, si pikë e dytë është zgjedhja e dy gjykatësve kushtetues për të cilët debati përfundoi dhe duhet vetëm të votohet. Dje, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takim me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve nëse deri më tani ka pasur rast të këtillë në mbledhje plenare të vendoset pika për të cilën debati nuk ka përfunduar në komision, tha se për kandidatët për gjykatës kushtetues votohet individualisht, por edhe se në vitin 2012 për Buxhetin raportin nga mbledhja e komisionit e ka nënshkruar shumica.
Kjo mbledhje, në të cilën në rend dite janë edhe ligjet lidhur me masat për përballje me krizën energjetike dhe ligjet për shoqata dhe fondacione dhe për parti politike, sipas Xhaferit, do të duhej të vazhdojë të hënën.
