Maqedoni

Fillojnë punimet në korridorin 8, kryeministri bullgar viziton RMV-në

28.10.2022 10:51

Qendra për shtyp e qeverisë bullgare, ka njoftuar se ushtruesi i detyrës kryeministër i Bullgarisë...

Qendra për shtyp e qeverisë bullgare, ka njoftuar se ushtruesi i detyrës kryeministër i Bullgarisë, Galab Donev të shtunën pritet të vijë për të realizuar një vizitë zyrtare në vendin tonë. 
 
Donev viziton RMV-në me ftesë të nikoqirit të tij, kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të ndërtimit të pjesës lindore të Korridorit hekurudhor VIII, aksit Kumanovë – Belakoc – Kriva Pallankë. Gjatë mesditës të së shtunës,  në këtë eveniment pritet të mer pjesë edhe zëvendëskryeministri bullgar për politikë ekonomike dhe ministër i transportit dhe lidhjeve, Hristo Alexiev.