Maqedoni

Kriza ekonomike-energjetike, Kovacevski: Së bashku do t’i përballiojmë pasojat

28.10.2022 11:14

Së bashku me pakon e fundit të masave antikrizë, e cila arrin 360 milionë euro gjatë këtij viti pakoha...

"Së bashku me pakon e fundit të masave antikrizë, e cila arrin 360 milionë euro gjatë këtij viti pakoha e përgjithshme e masave të targetuara antikrizë për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve dhe për ruajtjen e likuiditetit të kompanitë arrin 800 milionë euro.”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski.
 
Masat janë sjell përmes analizave të thella dhe në konsultime me subjekte dhe ekspertë të ndryshëm, theksoi ai, me qëllim që të përfshihen sa më shumë kompani dhe qytetarë të cilët janë më të prekur.
 
“Askënd nuk do ta lëmë vetë të përballet me pasojat nga kriza ekonomike-energjetike dhe ë gjithë do ta kalojmë së bashku sepse Qeveria me përgjegjësi dhe në kohë ndërmerr masa me qëllim për të siguruar mbështetje për qytetarët dhe kompanitë dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. deri në përfundimin e krizës.", thekson Kovaçevski.
 
Qeveria sipas tij tenton të gjejë ndihmë edhe për kompanitë me qëllim që t’i mbajnë të punësuarit e tyre dhe ta ruajnë punën në mënyrën më të përshtatshme në kushte të krizës.