Botë

Koreja e Veriut rrit tensionet, lëshon dy raketa balistike

28.10.2022 11:43

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat në brigjet lindore të Gadishullit Korean....

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat në brigjet lindore të Gadishullit Korean. Sipas zyrtarëve ushtarakë të Koresë së Jugut, ky veprim shton akoma më shumë tensionet në rajon.
 
Raketat u hodhën në provincën lindore Kangon, rreth 230 kilometra me një lartësi prej rreth 24 kilometrash, sipas një deklarate nga Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut. Testi ishte një “akt serioz provokimi” që kërcënon paqen dhe stabilitetin në gadishull dhe një “shkelje e qartë” e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë lëshimet e raketave balistike nga Koreja e Veriut, tha JCS, duke shtuar se po punonte me Shtetet e Bashkuara të monitorojnë lëvizjet e Koresë së Veriut. Ushtria amerikane tha se ishte në dijeni të lëshimit të raketave balistike nga ana e Koresë së Veriut, e cila “nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për personelin ose territorin e SHBA, apo për aleatët tanë”.