Maqedoni
Fatkeqësia në Llaskarcë, Xholev: Mungesa e ekspertëve e ngec procedurën
28.10.2022 13:43
Mungesa e ekspertëve në Byron për ekspertiza ligjore, ka bërë që pothuajse një vit të zgjasë superekspertiza...

Mungesa e ekspertëve në Byron për ekspertiza ligjore, ka bërë që pothuajse një vit të zgjasë superekspertiza e caktuar për rastin me fatkeqësinë e autobusit të Durmo Turs në Laskarcë. Pas mbarimit të ekspertizës duhet të shqiptohet edhe aktvendimi i shkallës së parë. Ndërkohë, javën e kaluar eksperti i lëndës Damjan Mirçevski për TVM 2, tha se lënda ka pësuar ngecje për shkak të materialit të ngarkuar. Kryetari i Gjykatës penale Ivan Xholev tha se gjykata ka dhënë edhe lejen e fundit për kryerjen e inspektimit të autobusit.
“Informatat e mia tregojnë se ngecja është përshkak të mungesës së ekspertëve të asaj fushe. Për fat të keq në RMV shumë gjëra mungojnë.”, tha kryetari i Gjyakatës Penale, Ivan Xholev.
Tupançevski: Ligji i ri për ekspertizë do ti zgjidh problemet
Ligji i ri për ekspertizë që për 10 ditë do të jetë në procedurë Qeveritare, për Ministrin Tupançevski do të jetë zgjidhje për këtë rast dhe shumë të tjerë që kanë ngexur në lavirinthet gjyqësore.
“Difektet janë të konstatuara dhe unë mendoj se kjo zgjidhje e re ligjore do të paraqet zgjidhjen e të gjitha problemeve, duke u nisur nga ajo se si do të punohet regjistri i ekspertëve, si do të fitohet licenca etj. Pra do të ketë rregulla precizë për atë se si do të vijojë ekspetriza në të ardhmen.”, tha ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski.
Këto komente u bënë me rastin e lëshimit në përdorim të gjykimoreve digjitale në Gjykatën penale dhe civile në Shkup. Me Gjykimore digjitale u pasisën edhe Gjykata në Shtip, Srumic dhe Kavadar. Kjo do të mundësojë shkurtimin e afateve për mbledhjen e dëshmive, komunikim më të lehtë me ekspertët dhe transparencë më të madhe.
FLORIJE BELULI KAMBERI
