Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Osmani: Të bashkohemi, nuk duhet lëshuar momenti

28.10.2022 14:28

Ministri i jashtëm Bujar Osmani sërish ju bëri thirrje partive poltike që të bashkohen rreth një marrëveshjeje për ndryshimet kushtetuese...

Ministri i jashtëm Bujar Osmani sërish ju bëri thirrje partive poltike që të bashkohen rreth një marrëveshjeje për ndryshimet kushtetuese dhe të kapet momenti kderisa BE sillet me ne sikur të jemi anëtare fuqiplote e saj. Asnjë politikë ditore, po as referendumi sipas Osmanit, nuk duhet të ndërlidhen me procesin integrues të vendit.
 
“Dua edhe njëherë të riafirmoj idenë tonë, se duhet patjetër të arrijmë marrëveshje mes partive potike. Në tetë vitet e ardhshme deri në vitit 2030, kushdo që të jetë në pushtet, çështjen e integrimit nuk mund ta vëndojnë në axhendën politike ditore, sepse nuk do të ketë mundësi. Direktivat e BE-së janë fikse dhe për ato nuk negociohet… Është koha e fundit që të ulemi dhe nënshkruajmë memorandum.”, tha ministër i jashtëm Bujar Osmani.
 
Hapja e klubit maqedonas në Bllagoevgrad, Osmani: S’është e axhendës dypalëshe, nuk shkoj
 
Ministri Osmai foli edhe për hapjen e klubit maqedonas në Blagoevgrad të Bullgarisë. Tha se personalisht nuk do të merr pjesë për shkak se konsideron se këto iniciativa nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë. 
 
“Fryma në bazë të së cilës zhvillohet iniciativa për hapjen e këtyre klubeve, mendoj se nuk është në funksion të promovimit të dy bashkësive apo fqinjësisë së mirë, por e kundërta, dhe se nuk duhet lejuar provokuesit të vjedhin axhendën për politikë të mirë.”, tha Osmani.
 
Nga MPJ bullgare lidhur me hapjen e klubit maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad, nuk kanë komentuar, duke e konsideruar si një aksion të shtetasve të Bullgarisë në territorin bullgar. Por për diplomacinë e tyre është kurreshtare fakti se si dy parti opozitare maqednase promovojnë dhe përkrahin iniciativë të këtillë. VMRO-DPMNE dhe E Majta, udhëheqin politikë anitevropiane dhe punojnë kundër integrimit të RMV-së në BE, ka thënë zëvendës ministri i jashtëm bullgar Kostadin Koxhabashev, përcjell portal i atjeshëm, Dnes. 
 
Ditëve në vijim në Sofje do të qëndrojë ministri i jashtëm Osmani për të biseduar rreth dinamikës së grupeve të punës dhe raportet aktuale me fqiun lindor.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU