Maqedoni
Vaksinimi kundër gripit sezonal Sali: Po realizohet me sukses
28.10.2022 14:46
Vaksimimi kundër gripit sezonal ka filluar me kohë dhe po realizohet me sukses nëpër të gjitha punktet e vaksimit...

Vaksimimi kundër gripit sezonal ka filluar me kohë dhe po realizohet me sukses nëpër të gjitha punktet e vaksimit, deklaroi ministri i shëndetsisë Bekim Sali gjatë vizistës në Qendrën e Shëndetit Publik. Informoi se për dallim nga vitet paraprake, është hera e parë që ky lloj i vaksimit fillon në muajin tetor. Pas pranimit të vaksinave dhe finalizimit të procedurave në agjencionin për barna Malmed, menjëherë vaksinat kanë filluar me shpëndahen nëpër punkte.
“Përfshirë edhe ditën e djeshme janë aplikuar mbi 20 mijë vaksina kundër gripit sezonal dhe janë caktuar 39 mijë termine për qytetarët nëpërmjet Termi Im të cilët kanë marrë mesazhin me datë të sakt dhe pikën e vaksinimit. Risi të cilën dua ta paralajmërojë është se nga java e ardhshme fillojmë me imunizimin në qendrat shëndetësore në terren, që don të thotë vaksinim i pacientëve në shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat e dializës.”, tha ministri i shëndetsisë Bekim Sali.
Ministria ka siguruar 40.000 vaksina kundër gripit për grupet më të rezikuara të qytetarëve ndërsa sasia shtesë prej 20.000 doza pritet nga organizata PiVi. Vaksinimi është falas për qyetarët e kategorieve të rezikuara siç janë personat e moshuar mbi 65 vjeq, persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetsor, gratë shtatëzana dhe fëmijë në moshë prej 6 muaj deri 5 vite. Vaksimi kundër gripit sezonal është masa më efikase për preventivë të gripit e cila ndalon paraqitjen e formave më të rënda dhe komplikimeve të ndryshme.
GAZMEND KURTISHI
