Botë

Kurti nuk dëshiron të flas për targat

28.10.2022 15:00

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targatjo legale të automjeteve...

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targatjo legale të automjeteve. Për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria ka thënë Kurti.
 
“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria. Ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje”, ka deklaruar Kurti.