Maqedoni

Kuvend, Penov zgjidhet Ministër i Pushtetit Lokal

28.10.2022 15:14

Me 63 vota “për” dhe 30 “kundër”, Risto Penov u zgjodh Ministër i Pushtetit Lokal....

Me 63 vota “për” dhe 30 “kundër”, Risto Penov u zgjodh Ministër i Pushtetit Lokal. Por zgjedhjës së tij i parapriu një debat me qëndrime të ndara midis pushtetit dhe opozitës. Shumica parlamentare konsideron se Penov është njeri me përvojë dhe njohuri të mjaftueshme i cili sipas tyre ka dëshmuar veten me suksese të rëndësishme edhe si kryetar i Shkupit. Por për opzitën Penovi është një kuadër i harxhuar dhe sipas tyre ka privatizuar veprimtaritë në Shkup dhe nuk ka realizuar asnjë investim kapital.

“Risto Penov është një nga të paktët politikanë, kujtimet e të cilit në publik janë pozitive dhe që konsiderohet si një politikan që asocon në stabilitet dhe përvojë.”, tha Monika Zajkova nga PLD.

“Propozimi për kandidatin për vetëqeverisje lokale, Risto Penov, është mohim i drejtpërdrejtë i asaj që kanë premtuar LSDM dhe PLD në programet e tyre zgjedhore se do të angazhohen që edhe partitë tjera politike, veçanërisht për veten se në gjitha pozitat e tyre kyçe, do të kenë 50% kandidate femra.”, tha Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE.
 
Kuvend, zgjidhen dy antarë të Gjykatës Kushtetuese
 
Ndërkohë me 64 vota për kuvendi në seancë plenare zgjodhi Tatjana Vasic Bozaxhieva dhe Fatmir Skënder për gjyqtarë të rinj kushtetues. VMRO-DPMNE u largua nga salla para votimit. Kjo parti vlerëson se kryetarja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime Georgieva dhe kryeparlamentari Xhaferi po e shkelin rregulloren e punës.
 
“VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në dhënien e legjitimitetit diçkaje që keni arritur ta bëni në mënyrë jokonsistente dhe të padenjë për punën e Kuvendit në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
 
“Nëse do të ishit penduar kaq shumë një vit më parë, gjyqtarët do të ishin zgjedhur për të krijuar një gjykatë kushtetuese siç duhet.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
 
Deputeti Pavle Trajanov pjesë e shumicës parlamentare u deklarua kundër teksa theksoi se po vazhdon partizimi në Gjykatës Kushtetuese dhe kërkoi ligj të ri për ta rregulluar zgjedhjen e antarëve në këtë gjykatë.
 
NAIM RAMADANI