Maqedoni
Afera ‘Prona Sekrete’, zbulohen edhe katër emra të funksionarëve
28.10.2022 15:32
VMRO–DPMNE pulikoi edhe katër emra të funksionarëve që sipas sajë kanë fshehur pronat....

VMRO – DPMNE pulikoi edhe katër emra të funksionarëve që sipas sajë kanë fshehur pronat. Bëhet fjalë për Dobrin Petrushevski, anëtarë I bordit drejtues në shkollën e mesme Kiro Burnaz në Kumanovë, i afërt me ministrin e brendshëm Oliver Spasovski; Dimitar Xhekov, anëtar i bordit mbikqyrës në kompaninë e avicionit M NAV; që të dy biznesmen. Dy figura të tjera që kanë fshehur pronën janë edhe Maja Kovaçeva, anëtare e bordit drejtues në fondin për sigurim shëndetësorë si dhe Qamile Asani, anëtare e bordit drejtues në spitalin e Kërçovë. Deputeti Petrushevski ftesën për të vepruar e adresoi tek Drejtoria e të ardhurave publike.
“Bashkëverpimi midis komisionit antikorupsion dhe kryeministrit Kovaçevski ndaj funksionarëve të cilët nuk kanë respektuar ligjet dhe kanë fshehur pronën, tregohet se edhe ata janë bashkëpjesëmarës në gjithë procesin. Për shkak të gjith raportit të institucioneve ndaj rastit, dyshojmë se fshihet pronë dhe ftojnë Drejtorinë për të Ardhura Publike të veprojë në bazë të ligjit për të ardhura personale dhe të vërtetojë nëse për pronën që posedojnë funksionarët, të cilët e fshehin të njëjtën kanë paguar tatime.”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO–DPMNE–së.
Nga VMRO thiren në nenin 76 të ligjit për të ardhura publike, në të cilin thuhet: kur një person posedon pronë, ose korrespodon me mjete më të mëdha nga ato duhet paguar tatim, të cilat burojnë nga të ardhura të cilat nuk është vërtetuar tatim dhe prejardhja e të cilave nuk mund të dëshmohet; organi për të ardhura publike mer vendim për caktimin e tatimit të atyre të ardhurave.
Deputeti Petrushevski akuzoi komisionin antikorrupsion për heshtje tanimë pesë ditë nga publikimi i emrave të parë, ndërkaq kryeministrin për indiferencën e tij duke mos shkrkuar funkisonarët, që sipas VMRO-së krijon dyshime se edhe vetë ai është i përfshirë në aferë.
MERALE ISMAILI
