Maqedoni

Nxënësit e Vizbegut nga e hëna pa transport, Ganiu: Komuna e Çairit nuk e ka obligim ligjor

28.10.2022 15:49

Në kushte të krizës ekonomiko energjetike Komuna e Çairit nuk ka më mundësi të financojë transportin e pothuajse 500 nxënësve....

Në kushte të krizës ekonomiko energjetike Komuna e Çairit nuk ka më mundësi të financojë transportin e pothuajse 500 nxënësve, nga komunat tjera e kryesisht nga Vizbegu. Këta të fundit nga e hëna nuk do të kenë transport të siguruar. Transportin e nxënësve që vijnë në Çair e ka paguar komuna e Çairit me 6 milion denarë çdo vit edhe pse kjo komunë nuk e ka obligim ligjor të sigurojë transport për nxënësit nga komunat tjera. Me komunën e Butelit sipas kryetarit të Çairit Visar Ganiu para një viti është nënshruar marrëveshje dhe janë ndarë harxhimet për transport por komuna e Butelit nuk ka transferuar paratë në konton e ndërmarrjes publike transportuese. 
 
“Komuna e Butelit kësaj marrëveshjej nuk ju përmbajt dhe nuk ka kryer asnjë pagesë ndaj ndërrmarrjes në fjalë, andaj si rezultat i lutjeve nga ana jonë ndaj ndërrmarjes së trasnportit ata nuk e kanë ndalur transportin por kulmi ka arritur kështu që nga e hëna nxënësit e Vizbegut që mësojnë në shkollat e Çairit nuk do të kenë më transport nga ndërrmarja publike transportuese. Së paku kërkoj një falinderim nga instiucionet përgjegjës shtetërore për këtë mbështetje të vazhdueshme, që jua kemi dhënë nxënësve bashkë me procesin e arsimimit të tyre.”, tha kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.
 
Kostovski: Transporti vlen vetëm për 50 nxënës 
 
Kontrata është lidhur me Kryetarin e mëparshëm Velimir Smilevski ku një pjesë të transportit e paguan Çairi tjetrën Buteli dhe kjo pratikë duhet të vazhdojë konsideron Kryetari i Komunës së Butelit Kostovski duke shtuar se Komuna e Butelit paguan transportin e nxënësve që vijnë nga Çairi.
 
“Marveshjen që e kanë lidhur atëherë është simptomatike sepse bëhet fjalë për marrëveshje në katër sy dhe për kët shkak ne kemi shpallur tender por për një shkollë, sepse ne asgjë ndryshe nuk po veprojmë por po e vazhdojmë praktikën që ai e ka vendosur. Unë kam informata se ato janë edhe përplasje brendapartiake në BDI por atë ta zgjedhin dhe të mos pësojnë fëmijët.”, kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski. 
 
Për këtë problmeatikë janë informuar në kohë të gjitha institucionet shtetërore. 
 
FLUTURA LATIFI