Maqedoni

Organizata e konsumatorëve, konsumatorët ankesa për çmimet

28.10.2022 16:35

Çmimet e ndryshme të një produkti në raftet e shitjes, dhe tek arka e pagesës janë ankesat më të shpeshta...

Çmimet e ndryshme të një produkti në raftet e shitjes, dhe tek arka e pagesës janë ankesat më të shpeshta në të cilat reagojnë konsumatorët. Qytetarët poashtu reagojnë edhe në rritjen enorme të çmimit të produkteve ushqimore, të cilat sipas konsumatorëve bëhet pa ndonjë kriter të caktuar.
 
Ndërsa nga Organizata e Konsumatorëve pohojnë se Institucionet janë të njoftuara me problemin e ndryshimit të çmimeve, por duhet që kontrollime të tilla të kenë më shpeshë me qëllim që të mbrohen konsumatorët.       
                                                                          
“Vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 2600 reagime nga të gjitha sferat, ndërsa edhe këtë vitë pothuajse e njëjta gjë po përsëritet, sepse shumë shpejtë po ndryshohet cmimi I një produkti të caktuar. Ne edhe vet jemi dëshmitarë që përpos kufizimit të marshës, çmimet po ndryshojnë, dhe pikërishtë në këtë pikë kemi reagimet e konsumatorëve, por edhe të vet tregtarëve, por nuk kemi hasur asnjëher që çmimi I një produkti të jetë më I lirë në kasë sesa në raftet e shitjes”, u shpreh kryetarja e organizatës së konsumatorëve Marijana Llonçar-Vellkova.
 
Nga organizata kanë shpresë dhe presin stabilizimin e çmimeve në treg, pas vendimit të Qeverisë, ku parashihet që industritë për prodhimin e produkteve bazë të kanë mundësi të shfrytëzojnë energji elektrike më të lirë. Të njëjtit mendojnë se kursimet më të mëdha mund të ndodhin nëse ka një bashkëpunim të vet konsumatorëve me institucionet qendrore dhe lokale.                                                                                                               
“Me të vetmin qëllim, të bashkëpunimit të ndërsjellë duhet të rriten të drejtat e konsumatorëve, por këtë qështje do ta shtyen përpara edhe sjellja e ligjit të ri për mbrojtje të konsumatorëve”, theksi këshilltarja juridike Martina Gërnçarevska. 
 
Nëse nuk stabilizohet tregu dhe çmimet e produktëve vazhdojnë të rriten, edhe pas masave të Qeverisë, nga Organizata e Konsumatorëve pohojnë se humbësit më të mëdha do të jetë vet industritë e prodhimit, sepse konsumatorët do të vendosin të blejnë më shumë produkte ushqimore nga prodhuesit e huaj. 
 
FITIM KRYEZIU