Maqedoni
Likovë, filloi fushata “Çdo plumb ka shënjestër! Festo me zemër, e jo me armë”
28.10.2022 17:19
“Çdo plumb ka shënjestër! Festo me zemër dhe jo me armë” është motoja e fushatës së re për ngritjen...

“Çdo plumb ka shënjestër! Festo me zemër dhe jo me armë” është motoja e fushatës së re për ngritjen e vetëdijes publike për rreziqet që dalin nga mbartja dhe keqpërdorimi i armëve të lehta.
Kjo fushatë u prezantua para nxwnësve dhe popullatës së komunws së Likovës në palestrën e fshatit Sllupçan. Bartës të këtij aktiviteti janë MPB në bashkëpunim me programin për zhvillim te Kombeve të Bashkuara UNDP.
“Pasojat janë të rënda she shumë festa po shëndrrohen në tragjedi. Përdorimi i armëve duhet rreptësisht të ndalohet, sepse pa dashje ndodhin gjërat e padëshiruara dhe njëherit po e rrezikojmë vetveten dhe të tjerët. Kjo ngjarje, ky organizim bëhet ti drejtohemi kryefamiljarëve të ndikojnë që në gazmendet familjare tua tërheqin vërejtjen të afërmve të tyre për mos përdorimin e armëve”, shtoi mes jerash Arifi.
“E sigurt jam se asnjë nënë nuk do të lejojë të shtëna në aheng nëse e din se shënjestër mund të bëhet dhoma e fëmijëve të foshnjës së saj. Asnjë prind nuk do të mbajë revole në shtëpi nëse e din se djali i tij gjatë lojës mund ta hup jetën. Prandaj porosia të cilën dua ta përcjell sot është se sjecili prej nesh mundet të kontribuojë dhe të pengojë tragjedi nëse refuzon të bëhet dëshmitarë dhe pjesë e ahengjeve ku festohet me armë zjarri. Festoni me zemër e jo me armë", porositi mes tjerash zv/e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP, Sanja Bojaniq.
“SPB e Kumanovës në kontuinitet ndërmerr masa dhe aktivitete preventive për zbulimin dhe sanksionimin e prishjes së këtill të rendit dhe qetësisë. Megjithatë siguria e qytetarëve nuk varet vetëm nga një institucion, por edhe nga ndërgjegja dhe sjellja e sejcilit vec e vec”, shtoi Xhaferi.
Fushata “Çdo plumb ka shënjestër! Festo me zemër dhe jo me armë”është e mbështetur financiarisht nga Gjermania, Anglia, Franca, Suedia, Holanda dhe Norvegjia, kurse e mbështetur edhe nga BE.
FATLUMI AQIFI
