Botë
Dronet e Iranit sulmojnë Ukrainën, Zelensky: I rrëzuam 23 dronë shahed
28.10.2022 18:03
Me humbjen e shumë ushtarëve dhe territoreve në Ukrainë...

Me humbjen e shumë ushtarëve dhe territoreve në Ukrainë, Rusia i është drejtuar Iranit për mbështetje. Dronë të prodhuar nga Irani kanë fluturuar mbi qiejt e Ukrainës dhe kanë goditur zona të banuara me civilë.
Aleanca në rritje mes Rusisë dhe Iranit paraqet rreziqe të reja. Presidenti Volodymyr Zelensky, pranë mbetjeve të një droni të shkatërruar, zotohet se sulmet masive të Rusisë nuk do të thyejnë shpirtin e ukrainasve.
“Bombardimet nuk do të na thyejnë. Të dëgjosh himnin e armikut në tokën tënde është me e frikshme se raketat në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira.Ne jemi sulmuar përsëri nga qielli. Më shumë se 30 dronë u lëshuan në dy ditë. Mbrojtësit e qiellit tonë penguan shkabat e armikut dhe rrëzuan 23 dronë Shaheds të prodhuar nga Irani. Rusia gjatë kësaj periudhe ka kryer 4500 sulme me raketa dhe më shumë se 8000 sulme ajrore. Por, ushtria jonë reziston. Avionët , hilikopterët e armikut do gjithashtu edhe dronët"Shaheds" do të bien. Vetëm populli ukrainas nuk do të bjerë!”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Mbrojtësit e qiellit Ukrainas, me dronët e tyre pa plot, shkatërrojnë mjetet luftarake ruse.
“Pra, ne e komandojmë fluturimin , jo vetëm në kufirin rus, por e dërgojmë dronin shumë thellë në territorin rus, sepse ata po gjuajnë nga atje.”, tha një pilot i dronit nga ushtria ukrainase.
“Ne jemi të zemëruar sepse kjo është toka jonë. Ne jetojmë këtu dhe ata erdhën këtu për të na vrarë për të shkatërruar gjithçka rreth nesh.”, u shpreh një pilot i dronit nga ushtria ukrainase.
Nga ana tjetër Ministrisë së Mbrojtjes ruse publikon video duke u stërvitur ushtarët e mobilizuar në rajonin e Kaliningradit, të cilët përgatiten për në front të luftës në Ukrainë. Javët e fundit, Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke dëmtuar rrjetin elektrik dhe hidrik në vend, teksa temperaturat kanë filluar të ulen.
Shtetet perëndimore thonë se Irani po furnizon Moskën me dronë dhe se ekspertë ushtarakë të Teheranit janë në terren në Krimenë e pushtuar nga Rusia për t’u ofruar mbështetje teknik pilotëve. Por Teherani i cilëson akuzat si të pabaza dhe i kërkon Ukrainës të tregojë provat për të mbështetur pretendimet.
FARIJE DAUTI BAKIU
