Botë
Të paktën 67 të vdekur në përmbytjet në jug të Filipineve
28.10.2022 19:53
Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të Filipineve...

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të Filipineve sot është rritur në 67, bënë të ditur autoritetet.
Filipinet janë në gjendje gatishmërie për shkak të stuhisë tropikale Nalga, e cila pritet ta godasë vendin të shtunën ose të dielën. Meteorologët njoftuan se shirat e dendur janë shenjë e një stuhie të ardhshme.
Rreth 5.000 njerëz janë evakuuar në veri të Filipineve.
